Bota

Kaos në aeroplanin e Qatar Airways që humbi papritur lartësinë, pasagjerët: Kjo ishte do të rrëzohemi

Sipas informacioneve të marra nga faqja e internetit AV Herald, piloti që kryente fluturimin po e drejtonte avionin manualisht pa udhëzime nga sistemi i kontrollit të fluturimit që i drejton ata në rrugën e caktuar.

10 Shkurt 2023, 11:06 Nga I.A
Kaos në aeroplanin e Qatar Airways që humbi papritur
Qatar Airways

KATAR- Një kontrollor veteran i trafikut ajror ka përshkruar panikun e plotë që përjetoi brenda kabinës së një "Dreamliner" të tejmbushur të Qatar Airways, i  cili ra me shpejtësi pas ngritjes nga Doha dhe iu afrua përplasjes në det. "Njerëzit po villnin dhe bërtisnin", tha Lucas Anderson, një kontrollues i trafikut ajror për 20 vjet, i cili ndodhi të ishte pasagjer në Fluturimin QR161 nga Doha në Kopenhagë më 10 janar.

Anderson, 43 vjeç, i cili po udhëtonte me gruan dhe dy djemtë, 11 dhe 9 vjeç, dhe familjen e motrës së tij, tha: Pas rreth 70 sekondash fluturim, papritur pati një zhurmë të madhe ndërsa avioni mori një pjerrësi të madhe në rënie. Pasagjerët filluan të bërtasin në të gjithë kabinën, ndërsa një burrë përballë motrës sime madje volli, kështu që nuk ka se si kjo 'zhytje' e papritur të kalojë pa u vënë re".

“Gjëja e parë që bëra ishte të shikoja nga dritarja për të provuar se sa lart ishim, por ishte errësirë. Djali im më i vogël pranë meje ishte i tmerruar dhe unë po ashtu kështu që u përpoqa të qëndroja i qetë për hir të tij. Më pas më shkoi mendja se... kaq, do të rrëzohemi. Duke qenë në industrinë e linjave ajrore, e di se sa kritike është faza e ngritjes dhe zbritja me një shkallë kaq të lartë. Ishte shumë e frikshme” vazhdoi ai.

Pas zbritjes së frikshme të avionit, disa persona i pyetën stjuardesat se çfarë e kishte shkaktuar atë, por nuk u dha asnjë shpjegim. Aktualisht nuk dihet shkaku i rënies së pjerrët. Sipas informacioneve të marra nga faqja e internetit AV Herald, piloti që kryente fluturimin po e drejtonte avionin manualisht pa udhëzime nga sistemi i kontrollit të fluturimit që i drejton ata në rrugën e caktuar.

Piloti me sa duket "humbi vetëdijen për situatën" dhe avioni papritmas humbi lartësinë, me kapitenin që më pas mori kontrollin, duke e rikthyer atë në kurs dhe përfundimisht e uli në mënyrë të sigurt në Kopenhagë, gjashtë orë pas ngritjes.

qatar airways

Sondazh

Poll