Bota

ME VIDEO- Sana Marin; përqafimim dhe selfie me Zelenskyy-n, nuk e la të ikte pa një...selfie!

Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin përqafoi presidentin ukrainas dhe foli me të përpara se të fillonte seanca, ndërsa pas takimit nuk ka ngurruar të bëjë një selfie me Zelenskyy-n, të cilën e ka postuar në Instagram.

10 Shkurt 2023, 10:18 Nga k.m.
ME VIDEO- Sana Marin; përqafimim dhe selfie me Zelenskyy-n, nuk e la
Sana Marin dhe Volodymyr Zelenskyy

BRUKSEL- Volodymyr Zelenskyy u prit ngrohtësisht nga liderët evropianë në Samitin joformal që filloi dje me temën e ekonomisë së BE-së, imigracionit dhe pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti ukrainas u shfaq në Bruksel të enjten dhe shumë liderë nxituan të shkëmbejnë disa fjalë me të. Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin përqafoi presidentin ukrainas dhe foli me të përpara se të fillonte seanca, ndërsa pas takimit nuk ka ngurruar të bëjë një selfie me Zelenskyy-n, të cilën e ka postuar në Instagram.

“Faleminderit President Zelenskyy për diskutimin e rëndësishëm në Bruksel. Ne jemi Evropa,”- ka shkruar kryeministrja e Finlandës në postimin e saj.


Në përgjithësi, atmosfera në Samit ishte jashtëzakonisht miqësore dhe mbështetëse ndaj liderit ukrainas, me përjashtim të Viktor Orban, i cili ishte i vetmi lider evropian që nuk e duartrokiti Zelenskyy-n.

Sa i përket luftës në Ukrainë, samiti ra dakord të "forcojë" sanksionet kundër Rusisë dhe të ashpërsojë masat për të parandaluar shmangien e tyre, ndërsa shprehu mbështetjen për përpjekjet për "të mbajtur në llogari" të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës.

sana marin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll