Aktualitet

Ndjekja pas plagosjes në Vlorë zbulon 2 kate 'full' me KANABIS, Zahaj 'solli' forcat blu në VILËN e kunatit, pamjet brenda saj (ME VIDEO)

Nga kontrolli në të dyja katet e vilës, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

10 Shkurt 2023, 10:25 Nga A.B
Ndjekja pas plagosjes në Vlorë zbulon 2 kate 'full' me
Vila

VLORË- Policia ka ndarë pamjet nga aksioni antidrogë 'Indoors'. Dy kate janë zbuluar në vilën në pronësi të Lorenc Xhaferrit në Vlorë. Policia e kishte nën vëzhgim vilën e bardhë mirëpo dyshimet u ngritën kur u pikas një person që po futej brenda saj me vrap. Ai, po ndiqej nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të “Shqiponjave”, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste një qytetar, me armë zjarri, rreth orës 15:45, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Në këto kushte është ndërhyrë nga të gjitha shërbimet operacionale dhe ato të rendit, në vilën e Xhaferrit është bërë kapja në oborrin e kësaj vile dhe arrestimi në flagrancë i Ledjon Zahajt, autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të Dëfrim Pashajt. Më pas, policia hapi me dhunë vilën e Xhaferrit ku kanë konstatuar se kati i parë dhe kati i tretë i saj ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Nga kontrolli në të dyja katet e vilës, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Policia, bëri shpalljen në kërkim të pronarit të kësaj vile, Xhaferrit.

Zahaj, i arrestuar në oborrin e vilës, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes së Pashajt, është kunati i Xhaferrajt, pronarit të vilës në të cilën ishin përshtatur dy kate për kultvimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

PAMJET më poshtë të vilës:

operacion antidroge ne vlore lorenc xhaferri defrim pashaj

Sondazh

Poll