Aktualitet

Dërgonte KOKAINË me shërbim “Delivery”/ Shqiptari shfrytëzon të drejtat e njeriut për të kundërshtuar deportimin: Rrezikohem në Shqipëri

Shqiptari ka vepruar si korrier për aktivitetin ilegal, i cili mendohet të ketë bërë deri në 450,000 £ përpara se të goditej nga policia.

10 Shkurt 2023, 10:08 Nga A.B
Dërgonte KOKAINË me shërbim “Delivery”/ Shqiptari
Eldjort Ajazi

BRITANI E MADHE- Shqiptari, Eldjort Ajazi, po shfrytëzon ligjin për të drejtat e njeriut për të luftuar deportimin. 'DailyMail' raporton se shqiptari u vu në pranga pasi mori pjesë duke dërguar kokainë në stilin “Delivery”. Ajazi ka vepruar si korrier për aktivitetin ilegal, i cili mendohet të ketë bërë deri në 450,000 £ përpara se të goditej nga policia.

Ai mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe qëndroi në vend ilegalisht deri në arrestimin e tij në vitin 2020. Ajazi u deklarua fajtor dhe u dënua me 45 muaj burg në shkurt 2021, mirëpo tani ai po e apelon vendimin kundër një urdhri që do ta detyronte të kthehej në Shqipëri.

Rasti i tij mbështetet në “të drejtën e diskutueshme për respektimin e jetës familjare”, siç përcaktohet në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Kjo përfshin të drejtat e prindërve për të pasur kontakt me fëmijët e tyre.

Kryeministri Rishi Sunak thuhet se po shqyrton tërheqjen e Britanisë së Madhe nga GJEDNJ për ta bërë më të lehtë deportimin e emigrantëve. Dje, një gjykatë që shqyrton ankesat ndaj vendimeve të Home Office, tha se Ajazi ka një djalë dy vjeç, i cili ka lindur në kohën kur ai ishte në burg.

Angela Sharma, që përfaqëson Ajazin, i tha gjykatës së nivelit të parë se klienti i saj pranoi se ai ishte përfshirë në një ‘krim të rëndë në MB’ dhe se ishte ‘i penduar për këtë’. Por ajo argumentoi se do të ishte ‘tepër e ashpër’ të ndahej Ajazi nga djali i tij dhe Zelihe Vehapaj, 22 vjeç, nëna e djalit dhe partnerja e Ajazit. Zonja Vehapaj, vetë një shtetase shqiptare, jeton me djalin e tyre në një banesë të shtetit në Londër, ndërsa Ajazi jeton me vëllain e tij në Norwich.

Ajazi, i cili tha se e viziton djalin dhe partneren e tij katër herë në javë, beson se jeta e tij mund të rrezikohet në Shqipëri për shkak të një borxhi prej 26,000 £ që ai grumbulloi nga një varësi ndaj kokainës. Megjithatë, një kërkesë për azil në bazë të këtyre kërkesave u refuzua vitin e kaluar dhe Ajazi ende nuk ka paraqitur ankesë.

Një përfaqësues i Home Office argumentoi që dëbimi të zbatohej për shkak të përfshirjes së tij në një ‘krim veçanërisht të rëndë’ dhe mungesës së provave për përkushtimin e Ajazit ndaj familjes së tij.

Burimi: DailyMail

eldjort ajazi arrestohet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll