Aktualitet

Plagosja në Vlorë çon në zbulimin e 'shtëpisë së barit'

Policia e Vlorës, zbuloi “shtëpinë e barit”, në pjesën e kodrës mbi spitalin Psikiatrik ” Ali Mihali” në Vlorë.

10 Shkurt 2023, 09:47 Nga A.B
Plagosja në Vlorë çon në zbulimin e
Policia

VLORË- Plagosja me armë zjarri e 40-vjeçarit, Defrim Pashaj çoi në zbulimin e shtëpisë së barit. Policia e Vlorës, zbuloi “shtëpinë e barit”, në pjesën e kodrës mbi spitalin Psikiatrik ” Ali Mihali” në Vlorë.

Mendohet se “shtëpia e barit” është zbuluar në kontrollin që i është bërë një prej dy personave të përfshirë në atë ngjarje të rëndë. Në polici janë marrë në pyetje edhe banorë aty pranë dhe punonjës OSHEE. Pritet që të konfirmohet plotësisht teksa mësohet se në orët në vijim do të ketë një konferencë për media nga policia e shtetit për këtë zbulim.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme në Vlorë?

Ditën e djeshme më datë 09.02.2023, 40-vjeçari Defrim Pashaj, u plagos me armë zjarri në zonën e quajtur Uji i Ftohtë. Si fillim u raportua se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit. Policia menjëherë pas ngjarjes arriti të arrestojë në flagrancë autorin e ngjarjes Ledjon Zahaj./Dosja.al

operacion antidroge ne vlore

Sondazh

Poll