Aktualitet

'Lidhte Dyrrahun e Apolloninë'/ Shkreli: Zbulohet ura e antikitetit në lumin Erzen, e ndërtuar në periudhën pax-romana

Teksa ka ndarë fotot nga vendi i zbulimit, Shkreli shton se ura mund të jetë ndërtuar në periudhën e pax-romana

10 Shkurt 2023, 08:52 Nga A.B
'Lidhte Dyrrahun e Apolloninë'/ Shkreli: Zbulohet ura e
Ura

TIRANË-Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka bërë të ditur se është zbuluar një urë e antikitetit të lashtë në lumin Erzen. Teksa ka ndarë fotot nga vendi i zbulimit, Shkreli shton se ura mund të jetë ndërtuar në periudhën e pax-romana e se mund të ketë shërbyer në atë kohë për të lidhur Dyrrahun e Apolloninë. 

POSTIMI

Z B U L I M I . M B I . E R Z E N

Kur para disa ditesh Jugert Culani (arkeolog) me deftoi se kish ndeshur ne nje ure te antikitetit ne lumin Erzen mbeta pa fjale. Diskutuam gjate. Fotot qe me nisi nuk mbaja mend t’i kisha hasur ndonjehere dhe pas nje kerkimi asgje te tille nuk gjeta ne literaturen qe kisha prane.
Gjithesesi nuk u kuturisa te beja me dije rreth gjetjes se tij apo ta diskutoja me te trete, sikurse zakonet e mira e kerkojne, duke ia lene zbuluesit ekskluzivitetin e njoftimit.
Sot Cullani, pas verifikimesh, e postoi gjetjen e tij te jashtezakonshme dhe jam i lumtur qe konfirmoi dyshimin e ngritur.
Jane zbuluar pra, mbetjet e nje ure te panjohur, ndertuar mbi lumin Ardaxanos (Erzen) ne Ilirine jugore, me gjase ndertuar ne periudhen e pax-romana. Teknika e punimit, materiali mbushes dhe konfiguracioni bejne te mendosh se ura ka qene e nje rendesie te vecante qe lidhte Dyrrahun e Apollonine me prapatoken per me tej.
Tirana nga sot ka nje monument te dores se pare te periudhes klasike

artan shkreli lumi erzen

Sondazh

Poll