Aktualitet

Operacion antidrogë në Vlorë, gjenden dy ambiente ku kultivohej kanabis, disa persona të arrestuar

Në Selenicë është gjetur një shtëpi bari si dhe një në një fshat të Vlorës.

10 Shkurt 2023, 09:18 Nga A.B
Operacion antidrogë në Vlorë, gjenden dy ambiente ku kultivohej
Shtepi bari

VLORË- Operacion antidrogë në disa fshatra të Bashkive Selenicë dhe Vlorë. Policia e Vlorës ka zbuluar disa ambiente të mbyllura të transformuara në 'shtëpi bari'.

Aksioni ka nisur që prej mesditës së djeshme, pas plagosjes së dy personave dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aksioni është ndërmarrë nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlores. Në Selenicë është gjetur një shtëpi bari si dhe një në një fshat të Vlorës.

Policia ka marrë në pyetje banorë të zonës dhe punonjës të OSHEE. Deri më tani, policia ka arrestuar disa persona megjithatë janë duke hetuar dhe përfshirjen e disa personave të tjerë. Për aksionin e policisë pritet edhe një konferencë për shtyp.

operacion antidroge ne vlore vlore

Sondazh

Poll