Aktualitet

Alda Klosi del nga spitali, transferohet tek burgu i grave "325", në një godinë me pastruesen Rozeta Dobi

Alda Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.

9 Shkurt 2023, 17:05 Nga k.m.
Alda Klosi del nga spitali, transferohet tek burgu i grave "325",
Alda Klosi

TIRANË- Alda Klosi, e cila u arrestua pak ditë më parë, sot është dërguar në burgun e grave "325". Pasditen e sotme ajo është nxjerrë nga spitali QSUT, ku po kurohej për luhatjet e tensionit, e është vendosur në qelinë e saj të paraburgimit ku edhe do të presë deri në dhënien e vendimit për të nga Gjykata. 

Alda Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi. 42-vjeçarja është vendosur ne dhomën e observimit të paraburgimit ku do qëndrojë 5 deri në 10 ditë, e më pas do të kalojë në dhomën e saj. 

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.

Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga./Dosja.al

alda klosi alda klosi ne spital

Sondazh

Poll