Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Autori është vënë në pranga, ndërsa 40-vjeçari është shtruar në spital. 38-vjeçarit i është gjetur një armë gjahu.

9 Shkurt 2023, 16:37 Nga F.M
Plagosja me armë zjarri në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Foto Ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Në njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”. Policia shton se L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri të identifikuarin si Dëfrim Pashaj, 40 vjeç. Autori është vënë në pranga, ndërsa 40-vjeçari është shtruar në spital. 38-vjeçarit i është gjetur një armë gjahu.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Plagosi me armë zjarri, një 40-vjeçar, falë reagimit në kohë nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Gjatë kontrollit të banesës së autorit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu. Rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”, shtetasi L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë. Shërbimet e Policisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë kapjen dhe neutralizimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. Z. Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e vlores defrim pashaj

Sondazh

Poll