Bota

Vuçiç: Në Bruksel të më thërrasin vetëm pas formimit të Asosacionit

Vuçiç theksoi se sigurisht që do të shkonte dhe do të ankohej nëse thirrej, që Serbia të mos ishte fajtore për asgjë, por të mos prisnin të pranonin asgjë.

9 Shkurt 2023, 15:15 Nga I.A
Vuçiç: Në Bruksel  të më thërrasin vetëm
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot se mund ta thërrasin në Bruksel vetëm pasi të formohet Asosacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Vuçiç, i cili sot mori pjesë në hapjen e hotelit të rinovuar “Planinka” në Kurshumlijska Banja, është pyetur për njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, se do të ftoj liderët e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për të diskutuar planin evropian.

"Ata mund të thonë çfarë të duan, por duhet të më thonë se çfarë kuptimi ka. Unë kurrë nuk kam shmangur të flas për asgjë, për asnjë çështje. Para kësaj, ZSO. Nëse mendoni se po më thërrisni në Bruksel, më bindni te thuash ZSO në të njejtën kohë me dicka apo pas dickaje mos më telefono se ateherë po më thërret për turizëm dhe nuk me intereson meqe kam qënë 200 herë në Bruksel nëse me telefonon pastaj më njoftoni fillimisht se kanë dorëzuar ZSO-në, kështu që kur të dorëzojnë, do të vij të flas për gjithçka tjetër”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se sigurisht që do të shkonte dhe do të ankohej nëse thirrej, që Serbia të mos ishte fajtore për asgjë, por të mos prisnin të pranonin asgjë. I pyetur për të komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i cili tha se janë 11 kryetarë të komunave në Serbi që nuk janë të kombësisë serbe dhe nuk kanë komunitete të veçanta, Vuçiç ka theksuar se kjo është marrëzi dhe vrazhdësi.

"Ai do të donte të barazonte statusin juridik, politik, shtetëror-juridik të Serbisë dhe atë që ai e quan Republika e Kosovës. Ne po diskutojmë tani sepse nuk janë të njëjta. Ju nuk keni çfarë të diskutoni për Serbinë qëndrore. Ne kemi një temë dhe është në tavolinë. Serbia dhe Kosova. Kur dikush mendon se ka të drejt të jetë arrogant, sepse mendon se ka patronë të mëdhenj, çfarë duhet të bëjmë? Këto janë truke të pakuptimta që nuk shkojnë mirë”, ka theksuar Vuçiç.

joseph borell aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll