Bota

Scholz: BE duhet të dalë me një vendim për vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavinë dhe Gjeorgjinë

Megjithatë ai e bëri të qartë se këto vende duhet të përmbushin kritere si shteti i së drejtës, kushtet demokratike dhe ekonomike.

9 Shkurt 2023, 14:36 Nga a.l
Scholz: BE duhet të dalë me një vendim për vendet e
Olaf Scholz

GJERMANI-  Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të dalë me një vendim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është shprehur procesi i integrimit duhet të përshpejtohet për Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas kancelarit gjerman, integrimi i këtyre vendeve në BE duhet të jetë i suksesshëm. Megjithatë ai e bëri të qartë se këto vende duhet të përmbushin kritere si shteti i së drejtës, kushtet demokratike dhe ekonomike.

olaf scholz

Sondazh

Poll