Aktualitet

“S’jam kriminel”/ Kuzhinieri shqiptar u kap me heroinë, ndryshon deklaratën: Duhet t'ja dorëzoja dikujt që më priste jashtë

50-vjeçari shqiptar nuk kishte asnjë precedent penal më parë. Ai punon kuzhinier në tragetin, ku u kap edhe lënda narkotike.

9 Shkurt 2023, 11:18 Nga A.B
“S’jam kriminel”/ Kuzhinieri shqiptar u kap me heroinë,
Policia

ITALI- Kuzhinieri shqiptar i arrestuar në Itali për drogë ka deklaruar se nuk është kriminel. 50-vjeçari shqiptar, ra në pranga në Itali, në portin e Dorikut, pas një kontrolli të bërë gjatë zbarkimit nga një anije nga Shqipëria.

Punonjësi i tragetit, kishte në çantën e shpinës kishte 5 kg heroinë. I ndihmuar nga avokati Tommaso Rossi, ai iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit duke pranuar përgjegjësitë e tij.

“Unë nuk jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”- ka thënë ai. Më pas ai kërkoi falje duke thënë se duhej t’ia dorëzonte atë çantë shpine një personi që e priste jashtë portit dhe se do të paguhej vetëm me dorëzimin e drogës. 

50-vjeçari nuk kishte asnjë precedent penal më parë. Ai punon kuzhinier në tragetin, ku u kap edhe lënda narkotike.

Shqiptari dyshohet se kishte marrë drogën përpara se të nisej dhe do ta kishte mbajtur gjatë gjithë kalimit. Policia tatimore po heton origjinën e saj për të gjetur se kush mund ta ketë furnizuar dhe mbi të gjitha për kë ishte menduar sapo të mbërrinte në Ankona.

Burimi: Ilrestodelcarlino.it

arrestim ne itali arrestohet shqiptari ne itali tommaso rossi

Sondazh

Poll