Aktualitet

E rëndë në Francë, gjendet e masakruar gruaja shqiptare në shtrat, bashkëshorti në gjendje shoku

17 Shtator 2019, 20:42 Nga DOSJA
E rëndë në Francë, gjendet e masakruar gruaja shqiptare

FRANCË– Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, ku një grua shqiptare është gjendur e masakruar në shtratin e saj me goditje të shumta thikash.

Sipas medieve franceze, gruaja 56-vjeçare është me origjinë nga Kosova. Ajo u gjet e vrarë në banesën e saj nga bashkëshorti, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.

Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Sipas raportimeve, ajo është goditur disa herë me thikë në qafë.

Bashkëshorti i viktimës akoma nuk është intervistuar nga hetuesia, pasi është në gjendje shoku dhe është shtrirë në spital.

(a.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet france masakrohet gruaja kosovare france masakrohet gruaja kosovare

Sondazh

Poll