Politike

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë, tenderin e fiton firma që ofroi 300 milionë më shumë

Dje APP ka publikuar buletinin e radhës dhe në faqen 74, gjen skandalin e këtij tenderi që është zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë.
Featured image of article: Skandal në Ministrinë e Bujqësisë, tenderin e fiton firma që ofroi 300 milionë më shumë Blendi Çuçi

TIRANË- Skemat korruptive me tenderat nuk kanë të ndalur. Procedurat e tyre duket të jenë formale dhe fituesit të paravendosur.

Nuk ka sesi të jetë ndryshe, kur në një tender të hapur fitues shpallet ai që ka ofruar më shumë dhe jo firma fituese apo ato të renditura pas saj, megjithëse kriteri kryesor është çmimi më i ulët, fituesi në tenderin e Ministrisë së Bujqësisë është ai me çmimin më të lartë.

Dje APP ka publikuar buletinin e radhës dhe në faqen 74, gjen skandalin e këtij tenderi që është zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë.

Ministria ka zhvilluar një tender me fond limit 163.860.449 (njëqind e gjashtëdhjetë e tre milion e tetëqind e gjashtëdhjetë mijë e katërqind e dyzet e nëntë) lekë pa TVSH, dhe për këtë tender kanë konkurruar disa subjekte si bashkime operatorësh.

Sipas publikimit në buletinin e APP nga Ministria e Bujqësisë shkruhet:

Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
1. B.O.E. “2T” SHPK me NUIS K0173100M & “BE-IS SH.P.K” me NUIS K71412003A me ofertë ekonomike 126,190,663.50 (njëqind e njëzet e gjashtë milion e njëqind e nëntëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre pikë pesë) lekë pa TVSH;

  1. B.O.E. “BAJRAMI N” SHPK me NUIS K02727202O & “ALBA KONSTRUKSION” SHPK me NUIS J61812013R me ofertë ekonomike 155,486,278 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milion e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH;
  2. B.O.E. “VËLLEZËRIT HYSA” SHPK me me NUIS K12911201C & “SHPRESA” SHPK me NUIS K67917301H me ofertë ekonomike 131,969,253 (njëqind e tridhjetë e një milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e pesëdhjetë e tre) lekë pa TVSH;
  3. B.O.E. “Viktoria Invest” SHPK me NUIS K32712206U & “Viktoria Invest International” SHPK me NUIS L02712202J & “AL-ASFALT” SHPK me NUISK81511508A me ofertë ekonomike 151,409,696,12 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e katërqind e nëntë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë pikë dymbëdhjetë) lekë pa TVSH.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Bashkimi i operatorëve me çmimin më të ulët është renditur i pari dhe ka vlerën 126,190,663.50 (njëqind e njëzet e gjashtë milion e njëqind e nëntëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre pikë pesë) lekë pa TVSH;  Por, fituese nuk duket të jetë firma me çmimin më të ulët, as ajo që vjen pas saj, as subjekti i tretë. por bashkimi i operatorëve B.O.E. “BAJRAMI N” SHPK me NUIS K02727202O & “ALBA KONSTRUKSION” SHPK me NUIS J61812013R me ofertë ekonomike 155,486,278 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milion e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH;

Një lexim i thjeshtë tregon se gjithçka duket e paravendosur. Është shpallur fitues bashkimi i operatorëve që ka ofruar 300 milionë lekë të vjetra më shumë dhe asnjë nga oepratorët që kanë ofruar ulje në këtë tender.

Nga një informacion i mbledhur nga CNA.al firmat konkuruese janë me reputacion dhe CV shumë të rëndësishme në fushën e ndërtimit, ato janë partnere në shumë investime nga institucione publike dhe ndërkombëtare.

Të treja nuk janë preferuar nga Ministria e Bujqësisë, duke gjetur “kleçka”, apo largime për të çuar tenderin aty ku ndoshta i duhej ministrit, sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit apo komisionit që ka shpallur fituesin.

Marrë nga CNA.al

Shto Koment