"Asociacioni i komunave serbe do të bëhet"/ Konjufca i përgjigjet Escobar: Nuk ndodh pa kryeministrin, dalim në protesta!
Glauk Konjufca PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e të dërguarit amerikan p&e...
Mbajtjen e kësaj mbledhjeje e konfirmoi Ambasada Amerikane.
Diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe do të vazhdojë sot në rezidencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Gazeta Express mëson se mbledhja jozyrtare do të nis në orën 18:30.
Mbajtjen e kësaj mbledhjeje e konfirmoi Ambasada Amerikane.
“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do ta thërrasë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për ta lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, i tha gazetës të mërkurën një zëdhënës i Ambasadës.
Pas diskutimit të mbyllur të organizuar nga Ambasada Amerikane më 31 janar, ambasadori Jeff Hovenier tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.
“Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republika Srpska-s në Bosnjë e Hercegovinë,”- ka thënë Hovenier.
Diskutimi në Ambasadë pasoi deklaratat e zyrtarëve amerikanë të cilët thanë se “është koha për themelimin e Asociacionit”. Pas presionit të shtuar ndërkombëtar, Kurti e ka pranuar në parim propozimin europian për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por vazhdon të ngurrojë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai nuk u ftua në diskutimin për Asociacionin në Ambasadën e SHBA-së, por në të morën pjesë disa përfaqësues të Qeverisë dhe të Presidencës. Më pas, në një seancë të Kuvendit më 2 shkurt, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit./Express
Glauk Konjufca PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e të dërguarit amerikan p&e...
Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni BRUKSEL- Ndoshta ishte pjesë e një strategjie politike, e lidhur me problemet e brendshme, mes grevave dhe pro...
Dimitar Kovaçevski dhe Afrim Gashi SHKUP- Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi t&...
Foto nga artikulli TIRANË- 1085 kilometra, 4 vende të Unesco-s, 15 ditë. Këto janë numrat e itinerarit me dy rrota për të...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndodhet në Bruksel ku po mban një fjalim në Parlamentin Evropian. ...
Minj GJERMANI- Një grua në Gjermani jeton me 800 minj. Mediat gjermane shkruajnë se zyra veterinare e Wissen an der Sieg, një qytet n&e...
Balenat vrasese orka Një studim i orkave në Paqësorin verior ka zbuluar se nënat bëjnë një "sakrificë të p&eum...
vajzat afgane AFGANISTAN- Kanë kaluar gjashtë javë që kur talebanët mbyllën derën për arsimimin e vajzave n&eu...
I intervistuari TURQI- Tërmeti tragjik që tronditi Turqinë mëngjesin e të hënës ka lënë pasoja të më...
Mbreteresha e Skocise Një treshe kodthyesish kanë gjetur dhe deshifruar një thesar në letrat e humbura të shkruara nga Maria, Mbre...