9 Shkurt 2023, 11:31
Nga I.A
Dimitar Kovaçevski dhe Afrim Gashi
SHKUP- Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi të cilin e ka informuar për negociatat për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Klan Macedonia shkruan se qeveria pret përgjigjën e Alternativës që të publikojë detaje zgjerimin e Qeverisë dhe për ndryshimet e reja kadrovike.
Nga Alternativa nuk kanë dhënë përgjigje për të komentuar këtë takim, por paraprakisht sot gjatë ditës, nënkryetari i Alternativës, Bekim Sali nuk komentoi se cili do të jetë pozicioni i Alternativës, në rast se arrihet marrëveshje për zgjerimin e koalicionit.
“Nuk kemi ende ndonjë ofertë konkrete nga partnerët tanë qeveritarë dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë komunikim me përfaqësuesit e ASH-së në lidhje me interesin e tyre për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare. Kështu që, mbetet në të ardhmen të kemi komunikim dhe të shohim se cilat do të jenë pozicionet e tyre dhe tonat në qeverinë e ardhshme, nëse eventualisht vendosim për të qenë edhe më tutje. Për arsye se, nuk kemi asgjë konkrete në tavolinë, nuk mund të komentojë”, tha Bekim Sali.
Ndërkohë, kryeministri Kovaçevski dje deklaroi se, Alterntiva është partner i rëndësishëm i Qeverisë dhe pret rezultat pozitiv nga takimi.
Në rast se arrihet marrëveshje finale, Aleanca për Shqiptarë do të drejtojë me tre ministri, atë të Shëndetësisë, Drejtësisë dhe një ministri tjetër. Ndërkaq, në mesin e drejtorive që do të udhëheqin janë edhe DAP-i, Policia Financiare dhe Dogana. Nga ana tjetër, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke komentuar përbërjen e re eventuale qeveritare, tha se për dhjetë muaj sa kanë mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta, nuk pret që të ndryshojë diçka por, përkundrazi Mickoski vlerëson se, gjërat do të përkeqësohen.
dimitar kovaçevski afrim gashi
Bota
9 Shkurt 2023, 11:19
k.m.
Foto nga artikulli
TIRANË- 1085 kilometra, 4 vende të Unesco-s, 15 ditë. Këto janë numrat e itinerarit me dy rrota për të...
Bota
9 Shkurt 2023, 11:17
I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndodhet në Bruksel ku po mban një fjalim në Parlamentin Evropian. ...
Bota
9 Shkurt 2023, 11:12
I.A
Minj
GJERMANI- Një grua në Gjermani jeton me 800 minj. Mediat gjermane shkruajnë se zyra veterinare e Wissen an der Sieg, një qytet n&e...
Bota
9 Shkurt 2023, 11:07
f.g
Balenat vrasese orka
Një studim i orkave në Paqësorin verior ka zbuluar se nënat bëjnë një "sakrificë të p&eum...
Bota
9 Shkurt 2023, 11:01
I.A
vajzat afgane
AFGANISTAN- Kanë kaluar gjashtë javë që kur talebanët mbyllën derën për arsimimin e vajzave n&eu...
Bota
9 Shkurt 2023, 11:05
k.m.
I intervistuari
TURQI- Tërmeti tragjik që tronditi Turqinë mëngjesin e të hënës ka lënë pasoja të më...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:40
f.g
Mbreteresha e Skocise
Një treshe kodthyesish kanë gjetur dhe deshifruar një thesar në letrat e humbura të shkruara nga Maria, Mbre...
Bota
9 Shkurt 2023, 11:02
k.m.
Abdulrahman Ali al-Mahmoud
JANDARIS- I shtrirë i fashuar në një strehë të improvizuar me vajzën e tij të mitur të m...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:57
k.m.
Aylin Pulat
TURQI- Turqia u trondit nga tërmete 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş. BBC foli për eksperiencat e studentes së mjek&...
Bota
9 Shkurt 2023, 10:55
A.B
Qeni
TURQI- Ekipet e kërkim-shpëtimit nga vende të ndryshme të botës po punojnë dhe kryejnë aktivitete të kërk...