Bota

Zelenskyy në Parlamentin Evropian: Rusia po sulmon mënyrën evropiane të jetesës. Ukraina do jetë në BE

Ai ka shfrytëzuar rastin për tu bërë thirrje vendeve evropiane që të ruajnë dhe rrisin mbështetjen e tyre ushtarake dhe financiare për Ukrainën, duke përfshirë furnizimin me avionë luftarakë.

9 Shkurt 2023, 11:17 Nga I.A
Zelenskyy në Parlamentin Evropian: Rusia po sulmon mënyrën
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndodhet në Bruksel ku po mban një fjalim në Parlamentin Evropian. Ai ka shfrytëzuar rastin për tu bërë thirrje vendeve evropiane që të ruajnë dhe rrisin mbështetjen e tyre ushtarake dhe financiare për Ukrainën, duke përfshirë furnizimin me avionë luftarakë. Zelensky po përdor fjalimin e tij për të thënë se Rusia nuk po sulmon vetëm ukrainasit, por edhe mënyrën evropiane të jetesës.

"Të gjithë ne e shijojmë këtë histori të përbashkët evropiane. Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat evropiane përmes luftës totale. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Është e rëndësishme jo vetëm për shtetet e Evropës, jo vetëm për komunitetet dhe shoqëritë e Evropës. Pavarësisht se kush jemi... ne gjithmonë luftojmë kundër mosrespektimit. Parakushti i ëndrave tona për fëmijët dhe nipërit tanë është paqja dhe siguria. Asnjëra nuk do të jetë e garantuar nëse ne nuk e kapërcejmë forcën anti-evropiane që po përpiqet të na vjedhë të gjithëve Evropën tonë", thotë ai.

Zelensky po ashtu ka falënderuar të gjithë liderët evropianë që po ndihmojnë Ukrainën për të mbrojtur mënyrën evropiane të jetesës.

"Ukraina do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian që po fiton," tha ai.

Zelenskyy vazhdon të falënderojë BE-në për furnizimet jetike që i ka ofruar Ukrainës, duke përfshirë në formën e armëve, furnizimeve, pajisjeve të energjisë dhe karburantit. Ndërkohë që po ashtu i ka kërkuar BE-së të ndërroj kursin në mbështetjen e saj për Ukrainën.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll