Bota

“Po pres vajzën 23 vjeçe, se di a është gjallë”/Rrëfimi tronditës i babait turk: S'kemi çfarë të bëjmë...

Së fundmi, një baba thotë se ka humbur komunikimet me vajzën e tij 23-vjeçe, ndërkohë po pret me shpresë që ajo të dalë e gjallë nga rrënojat e pallatit ku jetonte në Malatya.

9 Shkurt 2023, 11:05 Nga k.m.
“Po pres vajzën 23 vjeçe, se di a është
I intervistuari

TURQI- Tërmeti tragjik që tronditi Turqinë mëngjesin e të hënës ka lënë pasoja të mëdha, mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë raportohen të zhdukur, ku ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Së fundmi, një baba thotë se ka humbur komunikimet me vajzën e tij 23-vjeçe, ndërkohë po pret me shpresë që ajo të dalë e gjallë nga rrënojat e pallatit ku jetonte në Malatya.

I ati në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” tha se nuk e di nëse e bija ka qenë në shtëpi apo në lëvizje në momentin që ka rënë tërmeti ndërsa shtoi se kanë humbur komunikimet me të.

“Kam vajzën 23-vjeç. Ka qenë në katin e tretë. Kanë ardhur këtu për të punuar. Nuk kemi informacion se ku ka qenë. Ka ditë që nuk e arrijmë dot në telefon. Është shumë e dhimbshme por nuk kemi çfarë të bëjmë,”- tha ai.

Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 16,035 viktima. Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit. Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.

termet ne turqi

Sondazh

Poll