Bota

FOTO- Ndihmon në gjetjen e personave nën rrënoja, lëndohet qeni i kërkimit nga Franca, 'Leader' plagoset në këmbë

Qeni i kërkimit 'Leader', i cili u soll në lagjen Yeşilyurt të Malatya nga Franca dhe u përdor në përpjekjet e kërkim-shpëtimit, u plagos në këmbën e majtë.

9 Shkurt 2023, 10:55 Nga A.B
FOTO- Ndihmon në gjetjen e personave nën rrënoja, lëndohet
Qeni

TURQI- Ekipet e kërkim-shpëtimit nga vende të ndryshme të botës po punojnë dhe kryejnë aktivitete të kërkim-shpëtimit në rajonet e përcaktuara, pas tërmetit shkatërrues. Një ekip prej 24 personash nga Maqedonia e Veriut punon në pjesë të ndryshme të bulevardit Lütfü Köker, me nga 12 persona secili. Po ashtu, ekipe nga vende të ndryshme të botës, raporton 'CNNTURK'

Qeni i kërkimit 'Leader', i cili u soll në lagjen Yeşilyurt të Malatya nga Franca dhe u përdor në përpjekjet e kërkim-shpëtimit, u plagos në këmbën e majtë në rrënojat. Ekipet e urgjencës mjekësore 112 kanë ndërhyrë dhe kanë fashuar plagën e qenit.

Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 16,035 viktima. Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit. Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.

termet ne turqi

Sondazh

Poll