Bota

“Vajza dhe gruaja më vdiqën në krahë, si mund të jetoj?/ Flet babai sirian që humbi familjen nga tërmeti

Mahmoud dhe vajza tjetër e tij, një foshnjë që ishte ulur pranë tij me një xhaketë rozë duke fshirë sytë, u shpëtuan nga vëllai i gruas së tij Salah al-Haji al-Akab, i cili i nxori jashtë së bashku me trupat e motrës së tij dhe mbesës së mitur.

9 Shkurt 2023, 11:02 Nga k.m.
“Vajza dhe gruaja më vdiqën në krahë, si mund të
Abdulrahman Ali al-Mahmoud

JANDARIS- I shtrirë i fashuar në një strehë të improvizuar me vajzën e tij të mitur të mbijetuar, Abdulrahman Ali al-Mahmoud vajton për humbjen e gruas së tij dhe vajzës pasi shtëpia e tyre në Jandaris të Sirisë u rrafshua në tërmetin e së hënës.

"Vajza ime e vogël vdiq në krahët e mi dhe gruaja ime vdiq pranë meje,"- tha Mahmoud, me krahun e tij me allçi dhe me fytyrën që ende ka shenja nga dëmtimet. Mahmoud dhe vajza tjetër e tij, një foshnjë që ishte ulur pranë tij me një xhaketë rozë duke fshirë sytë, u shpëtuan nga vëllai i gruas së tij Salah al-Haji al-Akab, i cili i nxori jashtë së bashku me trupat e motrës së tij dhe mbesës së mitur.

Ai e çoi trupin e vajzës së tij në spital, por në kaos nuk e di se kush e ka varrosur dhe ku.

"Ne po pyesnim. Ne donim ta varrosnim pranë nënës së saj. Askush nuk po përgjigjej,"- tha ai me zërin që i dridhej.

Vetëm disa milje larg kufirit me Turqinë, Jandaris pësoi dëme të mëdha nga tërmeti 7.8 ballë. Megjithatë, për shkak se Jandaris ndodhet në një rajon të kontrolluar nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, ku nuk ka arritur asnjë ndihmë e jashtme, të mbijetuarit e goditur nga tërmeti janë lënë më të prekshëm ndaj të ftohtit të ashpër të dimrit.

abdulrahman ali al-mahmoud termet ne turqi

Sondazh

Poll