Bota

Ishin mrekullisht mirë! MOMENTI kur vajza e vogël nxirret nga rrënojat, i ati del pas saj (FOTOT)

Sot, e enjte, në ditën e katërt pas tërmetit 7.8 Rihter, ekipet e shpëtimit  kanë shpëtuar pesë persona dhe ende vazhdojnë të nxjerrin të gjallë nga ndërtesat e dëmtuara.

9 Shkurt 2023, 10:25 Nga k.m.
Ishin mrekullisht mirë! MOMENTI kur vajza e vogël nxirret nga
Pamje nga momenti i shpëtimit

TURQI- Të vendosur për të luftuar deri në fund për të nxjerrë njerëzit që janë nën rrënoja pas tërmetit në Turqi janë ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota që ndodhen në vendin ku ka rënë tërmeti dhe apo operojnë në zonat e prekura. Sot, e enjte, në ditën e katërt pas tërmetit 7.8 Rihter, ekipet e shpëtimit  kanë shpëtuar pesë persona dhe ende vazhdojnë të nxjerrin të gjallë nga ndërtesat e dëmtuara.

Tipike janë pamjet nga operacioni i shpëtimtarëve nga Koreja e Jugut, arritën të çlirojnë një fëmijë të vogël dhe një të rritur nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Antakya në provincën e Hatay mëngjesin e së enjtes.

Shikoni sesi ekipet e emergjencës shpëtuan një fëmijë të vogël nga rrënojat:

Ishin mrekullisht mirë! MOMENTI kur vajza e vogël nxirret nga
Pamje nga momenti i shpëtimit
Ishin mrekullisht mirë! MOMENTI kur vajza e vogël nxirret nga
Pamje nga momenti i shpëtimit

Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 16,035 viktima. Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit. Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.

termet ne turqi

Sondazh

Poll