Bota

Biden: Xi Jinping ka “probleme të mëdha”

Duke vënë në dukje gjithashtu mbështetjen kineze për Rusinë, Joe Biden tha se kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, Pekini nuk ishte "plotësisht" në anën e Moskës.

9 Shkurt 2023, 09:18 Nga k.m.
Biden: Xi Jinping ka “probleme të mëdha”
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden gjykon se homologu i tij kinez Xi Jinping po përballet me “probleme të mëdha”, veçanërisht në nivelin ekonomik.

"Më gjeni qoftë edhe një lider botëror që dëshiron të ndryshojë dhe të bashkohet me Xi Jinping. Unë nuk mund të gjej askënd. Ky njeri ka probleme të mëdha, veçanërisht me një ekonomi që nuk funksionon shumë mirë edhe pse "potenciali" i ekonomisë kineze është i madh,"- tha  Biden gjatë një interviste me rrjetin televiziv PBS.

Duke vënë në dukje gjithashtu mbështetjen kineze për Rusinë, Joe Biden tha se kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, Pekini nuk ishte "plotësisht" në anën e Moskës.

"Ngurrimi i Pekinit, është sepse Xi Jinping nuk dëshiron të pësojë të njëjtin fat si Rusia, e cila është nën sanksione të rënda ekonomike nga Perëndimi. E thirra për t’i thënë: Ky nuk është një kërcënim, vetëm një vëzhgim: shikoni se çfarë po ndodh në Rusi,”-shtoi presidenti. 

Banori i Shtëpisë së Bardhë u takua personalisht me Xi Jinping - për herë të parë që nga marrja e presidencës - në nëntor gjatë samitit të G20 në Bali, Indonezi. Ata kishin folur deri më tani, me telefon ose me video, pesë herë. Por marrëdhëniet dypalëshe, tashmë të tensionuara, e duket se vetëm po përkeqësohen për shkak të një balone kineze që anuloi udhëtimin e Anthony Blinken në Kinë javën e kaluar. Ndërsa balona kinezë u rrëzua me pretendimin se po rrezikonte sovranitetin e Amerikës. 

joe biden xi linping

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2023, 08:45 k.m.

Berlini sërish në zgjedhje

Foto ilustruese Të dielën, më 12 shkurt 2022, Berlini rivoton për parlamentin e landit (Abgeordnetenhaus) dhe parlamentet e komunave. N...