Bota

Arrihet marrëveshja për shitjen e 50% të të drejtave muzikore të Michael Jackson

Siç konfirmuan tre burime për Variety, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe deri më tani në tregun e katalogut muzikor.

9 Shkurt 2023, 09:32 Nga k.m.
Arrihet marrëveshja për shitjen e 50% të të drejtave
Michael Jackson

SHBA- Administratorët e pasurisë së Michael Jackson janë në proces të shitjes së 50% të të drejtave të tyre në repertorit muzikor të këngëtarit legjendar. Një marrëveshje që nëse arrihet do të arrijë në shumën prej 800 deri në 900 milionë dollarë. Siç konfirmuan tre burime për Variety, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe deri më tani në tregun e katalogut muzikor.

Burimet theksuan gjithashtu se Sony dhe një partner financiar i mundshëm po negociojnë për të blerë 50% të të drejtave të botimit, të ardhurat nga muzika e regjistruar e këngëtarit, shfaqjen në Broadway 'MJ: The Musical' dhe biografinë e ardhshme "Michael", dhe ndoshta ngjarje të tjera.

Këngëtari vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare dhe pasuria e tij u menaxhua avokati i tij për një kohë të gjatë John Branca.

michael jackson

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2023, 08:45 k.m.

Berlini sërish në zgjedhje

Foto ilustruese Të dielën, më 12 shkurt 2022, Berlini rivoton për parlamentin e landit (Abgeordnetenhaus) dhe parlamentet e komunave. N...