Bota

"Mos e humb shpresën!"/ HISTORITË e pabesueshme të shpëtimit nga rrënojat, i riu turk gdhendi në mur fjali motivuese, i dha forca vetes

Pas 73 orësh pas tërmetit, një familje prej tre anëtarësh u shpëtua nga rrënojat shwndoshw e mirë, gjë që u shoqërua me gëzimin e shpëtimtarëve.

9 Shkurt 2023, 09:14 Nga k.m.
"Mos e humb shpresën!"/ HISTORITË e pabesueshme të
Pamje nga shpëtomet

TURQI- Ekipet e shpëtimit në lagjen Onyxiubat të Kaharamanmaras nxorrën çiftin Bagis nga nën një grumbull rrënojash. Nga rrwnojat janw nxjerrw Aliu, 55 vjeç; gruaja e tij Zelal dhe vajza e tyre 5-vjeçare. Pas 73 orësh pas tërmetit, një familje prej tre anëtarësh u shpëtua nga rrënojat shwndoshw e mirë, gjë që u shoqërua me gëzimin e shpëtimtarëve.

Por nw tw njwjtin pallat, pas 72 orësh, shpëtimtarët gjetën 79-vjeçarin Hasan Yuce në rrënojat e një ndërtese trekatëshe në lagjen Antakya të Hatay, të cilin shpëtimtarët e transportuan në shpinë në një ambulancë. Ai u tha shpëtimtarëve se mbijetoi në mot të ftohtë sepse i kishte mbështjellë këmbët e tij të zhveshura me një leckë që ndodhi me të. Ai përmendi edhe vendndodhjen në rrënojat ku ende ndodhet nipi i tij.

Gjithashtu, pas 64 orësh kërkime, në shembjen e një pallati banimi në Marash është gjetur i gjallë edhe i riu Dogan Akek. Teksa priste shpëtimtarët, ai arriti të shkruajë në mur: Mos e humb shpresën.

VIDEO NGA SHPËTIMET: 

Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 16,035 viktima. Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit. Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2023, 08:45 k.m.

Berlini sërish në zgjedhje

Foto ilustruese Të dielën, më 12 shkurt 2022, Berlini rivoton për parlamentin e landit (Abgeordnetenhaus) dhe parlamentet e komunave. N...