Sport

Kupa e Gjermanisë/ Dortmundi u kualifikua në çerekfinale pas fitores në Bochum...

Borussia Dortmund fitoi në Bochum (1-2) të mërkurën dhe vazhdon rrugën drejt Kupës së Gjermanisë.

9 Shkurt 2023, 07:17 Nga DOSJA
Kupa e Gjermanisë/ Dortmundi u kualifikua në çerekfinale pas

GJERMANI - Dortmundi, i cili qëndron në një seri prej katër fitoresh që nga rifillimi i sezonit, i shtoi suksesin e pestë koleksionit të tij, duke fituar 2-1 në Bochum, të mërkurën në mbrëmje në raundin e 16-të. I treti aktualisht në Bundesligë, verdhezinjtë e hapën rezultatin në kohën e shtuar në pjesën e pare, me anë të Emre Can (45’+1).

Bochum, i cili kishte shumë mundësi, u rikthye te barazimi me një penallti të kthyer në gol nga Kevin Stöger (64’). Por Marco Reus riktheu shpejt avantazhin për skuadrën e tij (70’) dhe i ofroi një biletë për në çerekfinale.

Me këtë ndeshje, u plotësua fotografia e 1/16-tës së DFB-Pokal, ku janë kualifikuar: Bayern Munich, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt, Freiburg, Leipzig, Nuremberg, Shtutgart dhe Union Berlin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll