Sport

“Loja efektive”, Bordi Ndërkombëtar (IFAB) do të vendosë në mars për shtesat...

Objektivi është “të krijohen kushte më të drejta për të dyja skuadrat, për sa i përket kohës efektive në dispozicion” në një ndeshje

8 Shkurt 2023, 22:04 Nga DOSJA
“Loja efektive”, Bordi Ndërkombëtar (IFAB) do të

ZVICER - Bordi Ndërkombëtar (IFAB), organi që përcakton rregullat e futbollit, do të diskutojë në mbledhjen e tij vjetore, më 4 mars, ndryshimet që synojnë rritjen e kohës efektive të lojës, njoftoi FIFA këtë të mërkurë.

Rritja e kohës shtesë, pas përfundimit të 90 minutave të rregullta, është testuar në Botërorin 2022, në Katar, me disa ndeshje që kanë pasur më shumë se 10 minuta shtesë, për të kompensuar kohën e humbur kur ka festime goli, dëmtime, analiza e arbitrit (VAR) dhe zëvendësimet.

Objektivi është "të krijohen kushte më të drejta për të dyja skuadrat për sa i përket kohës efektive në dispozicion në një lojë, me fokus të veçantë në një llogaritje më rigoroze të kohës shtesë",- theksoi FIFA, e cila mund të nisë rregullat e reja në fillim të sezonit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll