Sport

Premier League/ Manchester United vetëm 2-2 ndaj Leeds: ndjekja e Cityt vazhdon…

Barazimi në “Derbin e Trëndafilave”: Rashford dhe Sancho i përgjigjen autogolit të Gnontos dhe Varane. Ten Hag qëndron pas Guardiolës

9 Shkurt 2023, 07:05 Nga DOSJA
Premier League/ Manchester United vetëm 2-2 ndaj Leeds: ndjekja e Cityt

ANGLI - “Derbi i Trëndafilave” përfundoi 2-2 në ‘Old Trafford’ mes Manchester United dhe Leeds, ndeshje e prapambetur e javës së 8-të të Premier League. 

Miqtë kaluan menjëherë në epërsi përmes Wilfried Gnonto (1'), goli i dytë në ligë për italianin. Në minutën e 48-të, epërsia e Leeds u dyfishua me autogol të Varane, i cili devijoi një krosim në zonë. ‘Djajtë e Kuq’ më pas shkurtuan diferencën pas goditjes me kokën të Rashford (62') dhe barazuan në minutën e 70-të me Sancho. Vetëm një pikë për Ten Hag, i cili tani e shikon veten +2 pikë pas Cityt të Guardiolës.

Manchester United nuk arritë të parakalojë Manchester Cityn e Pep Guardiolës, tani +2 në vendin e dytë. Ndërsa Michael Skubala, i cili zëvenedësoi Jesse Marsch, i shkarkuar vetëm pak orë më parë, pothuajse ia doli mbanë: Leeds u ngjit në kuotën e 19 pikëve, duke vazhduar serinë e tyre të lojërave pa fitore që zgjati nga 5 nëntori dhe qëndroi afër zonës së rënies.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll