Bota

Kosova solidarizohet me Turqinë/ Shpall ditë zie kombëtare, ndërtesa e qeverisë ndriçohet me flamurin e turk

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka shkruar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore dhe mbështet familjet e viktimave.

8 Shkurt 2023, 21:56 Nga a.l
Kosova solidarizohet me Turqinë/ Shpall ditë zie kombëtare,
Flamuri turk

TURQI- Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është mbuluar me ngjyrat kuq e bardh në shenjë solidarizimi me shtetin e Turqisë, i cili u përballë me një termet të fuqishëm që la të vdekur mijëra qytetarë. Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka shkruar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore dhe mbështet familjet e viktimave.

“Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftim.

Sipas shifrave të fundit, në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën 12.000 persona. Sipas këtyre shifrave, që po ndryshojnë nga ora në orë, 9.057 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën në Turqi dhe 2.662 në Siri.Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit në këtë zonë.

 

termet ne turqi

Sondazh

Poll