Aktualitet

Vëllai i njërit prej të arrestuarve i vdiq në duar, dalin DETAJE nga dhunimi i mjekes tek Infektivi

Më pas kanë thyer dyert e dritaret e spitalit.

8 Shkurt 2023, 17:59 Nga F.M
Vëllai i njërit prej të arrestuarve i vdiq në duar, dalin
Infektivi

TIRANË- Shkak për dhunimin e mjekes në pavionin e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza mësohet se është bërë vdekja e vëllait të një prej të arrestuarve. I ndjeri ishte i sëmurë dhe ishte shtruar në pavionin e Infektivit. Pasi mjekja u ka komunikuar familjarëve vdekjen e tij, ata kanë shpërthyer në sulm fizik dhe kanë rrahur me grushte doktoreshën.

Më pas kanë thyer dyert e dritaret e spitalit. Në pranga janë vënë Igli Spahija dhe Bledar Bali kanë, ndërsa tre të tjerë me inicialet K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç, janë proceduar penalisht. 

dhunohet mjekja bledar bali

Sondazh

Poll