Aktualitet

Covid, MSH: 11 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Ndërsa aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 2 pacientë.

8 Shkurt 2023, 17:19 Nga I.A
Covid, MSH: 11 persona janë infektuar në 24 orët e fundit
Covid

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 125 raste të reja me COVID-19 nga 403 testime të kryera. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Rastet e reja janë shënuar nga 6 qytetarë në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Berat. Ndërsa aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Njoftimi i MSH-së:

8 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 403 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Berat. Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,579 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 403
Testime totale 2,033,468
Raste pozitive 333,300
Raste të shëruara 329,579
Raste Aktive 125
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105
Fier 8
Durrës. 3
Vlorë 3
Berat 2
Shkodër 1
Elbasan 1
Korçë 1
Lezhë 1
Gjirokastër 1

covid-19 covid ne vend

Sondazh

Poll