Bota

VIDEO/ Leopardi 'ndërpret' seancën në një gjykatë në Indi, sulmon disa persona, 3 të plagosur

 Nga sulmi i leopardit kanë mbetur të plagosur një këpucar që punonte në ambientet e gjykatës, një avokat dhe një person tjetër.

8 Shkurt 2023, 17:26 Nga a.l
VIDEO/ Leopardi 'ndërpret' seancën në një
leopardi në Indi

INDI- Të paktën tre persona u plagosën pasi një leopard hyri në ambientet e një gjykate të Ghaziabad të mërkurën pasdite. Nga sulmi i leopardit kanë mbetur të plagosur një këpucar që punonte në ambientet e gjykatës, një avokat dhe një person tjetër.

Mediat e huaja raportojnë se, leopardi ka hyrë papritur në ambientet e gjykatës, duke krijuar rrëmujë mes njerëzve. Leopardi është bërë agresiv dhe ka sulmuar një këpucar që punonte në ambientet e gjykatës. Kafsha sulmoi gjithashtu një person tjetër dhe një avokat që po përpiqej të trembte atë. Në video shihet leopardi i ulur pas disa rrugëve të hekurta.

Këto raste janë të zakonshme në Indi. Në nëntor 2022, një leopard hyri në një kompleks banesash në Kalyan, Maharashtra dhe plagosi tre persona.

leopardi ne indi

Sondazh

Poll