Bota

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ Erdogan u përgjigjet kritikëve: Nuk mund të përgatitesh për një fatkeqësi kaq të madhe

Erdogan u tha gazetarëve se numri zyrtar i të vdekurve ishte rritur në 9,057 gjatë një vizite në Hatay, një nga rajonet më të goditura nga tërmeti.

8 Shkurt 2023, 17:18 Nga a.l
Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ Erdogan u përgjigjet
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti i fortë që u mori jetën mijëra qytetarëve. Lideri turk i është kundërpërgjigjur kritikëve, të cilët pretendojnë se Turqia nuk po bën mjaftueshëm për të nxjerrë nga kjo situatë vendin me mijëra të vdekur. 

Nuk është e mundur të jesh i përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe”.

Erdogan u tha gazetarëve se numri zyrtar i të vdekurve ishte rritur në 9,057 gjatë një vizite në Hatay, një nga rajonet më të goditura nga tërmeti, shkruajnë mediat e huaja. Duke iu përgjigjur kritikave, Erdogan i përshkroi njerëzit që thoshin se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona si “provokatorë”. Gjatë një ndalese tjetër në zonat e prekura më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare, por tha se situata ishte tani “nën kontroll”. Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë 8 viteve të tij në detyrë.

 

termet ne turqi

Sondazh

Poll