Bota

Vizita 'maratonë'/ Pas Londrës, Zelenskyy do të takohet me Macron dhe Scholz në Paris

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

8 Shkurt 2023, 15:54 Nga a.l
Vizita 'maratonë'/ Pas Londrës, Zelenskyy do të takohet
Olaf Scholz Emmanuel Macron Volodymyr Zelenskyy

FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Mediat e huaja raportojnë se, pritet që lideri ukrainas të bëjë gjithashtu vizitën e tij të parë në institucionet e Bashkimit Evropian që nga fillimi i luftës, ndërsa liderët mblidhen për një samit në Bruksel të enjten. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar. 

Të mërkurën, kryeministri Britanik Rishi Sunak ofroi të forconte trajnimin e Mbretërisë së Bashkuar për trupat ukrainase, duke përfshirë pilotët e avionëve luftarakë, në mënyrë që ata të mund të fluturojnë avionë luftarakë të standardeve të NATO-s. Ai gjithashtu ofroi të fillonte një program trajnimi të menjëhershëm për marinsat.

zelenskyy vizite ne britani

Sondazh

Poll