Bota

Lufta në Ukrainë, Scholz: Putini nuk do t'i arrijë qëllimet e tij, Ukraina është pjesë e Evropës

 Ai gjithashtu theksoi edhe një herë se NATO në asnjë rrethanë nuk duhet të përfshihet në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

8 Shkurt 2023, 15:06 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, Scholz: Putini nuk do t'i arrijë
Olaf Scholz

GJERMANI- "Putini nuk do t'i arrijë qëllimet e tij," tha kancelari Olaf Scholz dhe njoftoi sanksione të reja të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Kancelari mbrojti vendimet e tij për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe paralajmëroi mundësinë e një "konkursi ofertash" për pajisjet mbrojtëse të ofruara nga aleatët për forcat e armatosura ukrainase. Ai gjithashtu theksoi edhe një herë se NATO në asnjë rrethanë nuk duhet të përfshihet në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

"BE do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Putini nuk do t'i arrijë qëllimet e tij – as në fushën e betejës, as përmes një paqeje të diktuar ”, theksoi Scholz, duke folur në parlamentin federal përpara Këshillit Evropian. 

"Si BE, në përvjetorin e fillimit të luftës ne do të riforcojmë sanksionet kundër Rusisë, se Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë ekonomikë të Kievit, por edhe shumë përpara në furnizimin me armë dhe municione. Çfarë e dëmton kohezionin tonë, është një konkurs publik për ofertat e armëve: tanke, nëndetëse, avionë luftarakë - kush dëshiron më shumë? “, tha në mënyrë karakteristike Olaf Solz dhe duke parë komentet e partnerëve të tij qeveritar, të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP), kritikoi deklaratat e brendshme politike dhe kritikat e partnerëve dhe aleatëve në sferën publike.

Mosmarrëveshjet dhe spekulimet rreth interesave konfliktuale janë të dobishme vetëm për Vladimir Putinin dhe propagandën e tij, theksoi Scholz dhe përsëriti se dërgesat e armëve në Ukrainë vendosen në koordinim me aleatët dhe se në asnjë rrethanë NATO nuk duhet të përfshihet në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Kancelari gjerman e siguroi Ukrainën nga foltorja e Bundestagut sot për solidaritetin e pathyeshëm të Gjermanisë dhe Evropës. 

“Ukraina është pjesë e Evropës, e ardhmja e saj është në BE dhe ky premtim është i vlefshëm”, theksoi ai dhe sqaroi se në Këshillin e ardhshëm Evropian do të krahasojmë qëndrimet tona dhe do të përshkruajmë rrugën tonë të ardhshme. 

olaf scholz

Sondazh

Poll