Bota

Pas fjalimit në parlamentin britanik, Presidenti Zelenskyy mbërrin në Pallatin Mbretëror për tu takuar me Charles

Pas vizitës në Londër, mediat e huaja raportojnë se Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një takim në Paris të mërkurën me Zelenskyy dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

8 Shkurt 2023, 15:49 Nga a.l
Pas fjalimit në parlamentin britanik, Presidenti Zelenskyy mbërrin
Volodymyr Zelenskyy në Pallatin Buckingham

BRITANI- Presidenti Zelenskyy ka mbërritur në Pallatin Buckingham përpara takimit të tij me Mbretin Charles. Ai vazhdon vizitën e tij në Mbretërinë e Bashkuar pasi fjalimit në Parlamentin Britanik. 

Pas vizitës në Londër, mediat e huaja raportojnë se Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një takim në Paris të mërkurën me Zelenskyy dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Fjalimi në parlamentin britanik

Presidenti Zelenskyy zhvilloi sot vizitën e tij të parë në Britaninë e Madhe, që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Kjo pason vizitën e tij në SHBA në dhjetor. Udhëheqësi ukrainas u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në podiumin e parlamentit britanik. Zelenskyy e nisi fjalimin e tij me optimizëm dhe shpresën për të fituar ndaj agresionit rus. Ai tha se ukrainasit dhe britanikët mbrojtën lirinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u bën thirrje deputetëve dhe botës për avionë luftarakë për Ukrainën. Edhe pse aleatët perëndimorë kanë shtuar furnizimet me armë të rënda, raketa me rreze të gjatë dhe tanke për Ukrainën në muajt e fundit, ata deri më tani kanë refuzuar të ofrojnë avionë luftarakë modernë. Zelenskyy theksoi rëndësinë e mbajtjes së një rendi botëror të bazuar në rregulla,  të drejtat e njeriut dhe drejtësia. Deputetët, kolegët, gazetarët, klerikët dhe personalitetet e ndryshme kanë qenë të gjithë të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e Zelenskyyt në ëestminster Hall. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson. Ai u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në skenë. 

zelenskyy vizite ne britani

Sondazh

Poll