Bota

'I përket një prej mbretërve tanë'/ Zelenskyy i dhuron deputetit britanik helmetën e një piloti, cili ishte mesazhi domethënës

Në helmetë shkruhet: “Ne kemi lirinë, na jep krahë për ta mbrojtur atë”.

8 Shkurt 2023, 15:29 Nga a.l
'I përket një prej mbretërve tanë'/ Zelenskyy i
helmeta

BRITANI- Presidenti Zelenskyy në mbyllje të fjalimit të tij, i ka dhuruar Hoyle, kryetarit të Dhomës së Komunave, helmetën e një piloti luftarak ukrainas.

Kjo është një nga asetet më të suksesshme dhe i përket një prejt mbretërve tanë”, tha Zelenskyy.

Në helmetë shkruhet: “Ne kemi lirinë, na jep krahë për ta mbrojtur atë”.

Presidenti Zelenskyy zhvilloi sot vizitën e tij të parë në Britaninë e Madhe, që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Kjo pason vizitën e tij në SHBA në dhjetor. Udhëheqësi ukrainas u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në podiumin e parlamentit britanik. Zelenskyy e nisi fjalimin e tij me optimizëm dhe shpresën për të fituar ndaj agresionit rus. Ai tha se ukrainasit dhe britanikët mbrojtën lirinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u bën thirrje deputetëve dhe botës për avionë luftarakë për Ukrainën. Edhe pse aleatët perëndimorë kanë shtuar furnizimet me armë të rënda, raketa me rreze të gjatë dhe tanke për Ukrainën në muajt e fundit, ata deri më tani kanë refuzuar të ofrojnë avionë luftarakë modernë. Zelenskyy theksoi rëndësinë e mbajtjes së një rendi botëror të bazuar në rregulla,  të drejtat e njeriut dhe drejtësia. Deputetët, kolegët, gazetarët, klerikët dhe personalitetet e ndryshme kanë qenë të gjithë të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e Zelenskyyt në Westminster Hall. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson. Ai u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në skenë. 

 

zelenskyy vizite ne britani

Sondazh

Poll