Politike

Meta sqaron “betejën” për demokracinë: Qytetarët duhet të marrin në dorë sovranitetin e tyre

17 Shtator 2019, 19:51 Nga DOSJA
Meta sqaron “betejën” për demokracinë: Qytetarët

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka sqaruar atë që ai e ka paralajmëruar disa ditë më parë dhe e ka cilësuar “betejë për shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jo legjitime”.

Në një intervistë të dhënë në “Tempora” në RTV Ora, Meta ka deklaruar se “kjo është një betejë që bëhet në emër të demokracisë dhe objektivi është shumë i qartë.

Ai shtoi se duhet të bëhet gjithçka që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e tyre dhe sovranitetin mbi të ardhmen e tyre, por edhe mbi institucionet, që duhet të japin llogari përpara qytetarëve.

Zoti President në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ju publikuat një status në rrjetet sociale. Në këtë status ju flini për një betejë për shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jo legjitime. Çfarë nënkupton me këtë betejë Presidenti i Republikës?

Kjo është një betejë që bëhet në emër të demokracisë. Objektivi i saj është shumë i qartë: duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e tyre dhe sovranitetin mbi të ardhmen e tyre, por edhe mbi institucionet, që duhet të japin llogari përpara qytetarëve. Jemi në kushtet kur praktikisht sistemi i llogaridhënies në vend është pothuajse i nivelit zero. Jemi në kushtet e një antagonizmi politik të paprinciptë e artificial, që nuk reflekton raportet e përditshme tolerante të qytetarëve tanë, pavarësisht nga bindjet apo përkatësitë e ndryshme politike.

Sigurisht unë e vlerësoj që kjo është e qëllimtë pikërisht për të realizuar ato vendime, të cilat cenojnë interesat e qytetarëve tanë dhe cenojnë të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri, pavarësisht bindjeve apo përkatësive partiake.

Zoti President, duket që kështjella e fundit e kushtetueshmërisë është Presidenca. Ju këtë betejë me çfarë mjetesh dhe njerëzish do ta realizoni?

Institucioni i Presidentit është një kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe në radhë të parë e vetë Kushtetutës dhe e parimeve të saj. Është për të ardhur keq që vendi përjeton një kaos institucional dhe një shtet paralel, që unë e kam quajtur shteti i propagandës dhe i PPP-ve kundër shtetit të së drejtës. Unë jam tepër i vendosur të sillem gjithmonë si President i shtetit të të drejtës, që të mbroj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet e saj themelore dhe të drejtat kushtetuese themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë, që mendojnë se janë cenuar dhe cenohen në mënyrë të vazhdueshme, që nga e drejta e zgjedhjes e deri tek e drejta e informimit dhe e drejta e pronës.

Po përjetojmë një situatë dezinformimi në tërësi në mediat tona dhe kjo është e papranueshme. Është dhunim i një të drejte kushtetuese. Siç po përjetojmë edhe dhunimin e pronës në mënyrë arbitrare dhe pamundësinë për t’u mbrojtur në një sistem të besueshëm dhe efikas të gjykatave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike beteja per demokraci ilir meta kriza politike ne shqiperi beteja per demokraci ilir meta kriza politike ne shqiperi

Sondazh

Poll