Politike

Berisha tregon raportet aktuale me SHBA: Relatat vijojnë duke u rritur! Kush ka parë dosjen e shpalljes 'non grata', më kanë siguruar që ka zero të dhëna

Ai shtoi se kushdo që e ka parë dosjen e tij të shpalljes non-grata, i ka thënë se nuk ka asnjë provë konkrete. 

7 Shkurt 2023, 21:13 Nga F.M
Berisha tregon raportet aktuale me SHBA: Relatat vijojnë duke u rritur!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mjaft të mira. Në një intervistë për A2 CNN, Berisha tha se ka marrëdhënie shumë të mira me eksponentët më kryesorë të republikanëve amerikanë. Ai shtoi se kushdo që e ka parë dosjen e tij të shpalljes non-grata, i ka thënë se nuk ka asnjë provë konkrete. 

“Unë kam raporte shumë të mira me eksponentët më kryesorë të republikanëve amerikanë, janë në dijeni të plotë të zhvillimeve. Relatat vijojnë duke u rritur. Nuk kam asnjë paragjykim për demokratët. Askujt nuk i kam kërkuar ndihmë, kam kërkuar vetëm transparencë. Kam shpallur se vendimi i shpalljes “non grata” është mbi bazë korruptive. Disa që kanë parë dosjen, më kanë siguruar që ka zero të dhëna,"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll