Aktualitet

Dhunë në familje, arrestohet 1 person, 2 të proceduar në Gjirokastër

Policia ka arresuar një 36-vjeçar pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

8 Shkurt 2023, 09:38 Nga A.B
Dhunë në familje, arrestohet 1 person, 2 të proceduar në
Policia

GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar një person ndërsa ka nisur procedimin për 2 të tjerë pasi akuzohen për dhunë në familje. Policia informon se ka arresuar një 36-vjeçar pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në ngarkim të shtetasit M. Ç., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.
---
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhuna në familje", në ngarkim të shtetasit H. K., 46 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gjirokaster

Sondazh

Poll