Politike

Berisha për ambasadorin britanik: King-Smith, aventurier me interesa personale me Veliajn dhe Bashën

Kreu i PD-së tha se me qëndrimet e tij, me mbështetjen pa kusht qe i ka dhënë këtij regjimi, është një shkak, ndoshta jo kryesor por i përfillshëm i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre.

7 Shkurt 2023, 21:12 Nga F.M
Berisha për ambasadorin britanik: King-Smith, aventurier me interesa
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith është bërë pjesë e një skeme për ta shpallur non-grata në Britaninë e Madhe. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se ambasadori britanik është protagonist i skemës kundër tij. Kreu i PD-së tha se me qëndrimet e tij, me mbështetjen pa kusht qe i ka dhënë këtij regjimi, është një shkak, ndoshta jo kryesor por i përfillshëm i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre. Sipas Berishës, ambasadori britanik ndan shumë gjëra me Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn.

“I njëjti skenar me Alastair King-Smith, i cili edhe këto ditë mbledh gazetarët duke i thënë si një aventurier ri dy shekujve me parë se kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë në politikën shqiptare. Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erjon Veliajn dhe Lulzim Bashën. Ai është. Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran. Unë garantoj se me qëndrimet e tij, me mbështetjen pa kusht qe i ka dhënë këtij regjimi, është një shkak, ndoshta jo kryesor por i përfillshim i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptareve nga vendi i tyre.  Kurrë nuk e përfaqësojnë. Ato shtete janë aleatë të besueshëm, pra ambasadori ka vepruar për llogari personale korruptive. Këtu ka shumë ambasadorë, dhe kanë dëshmuar qëndrime dinjitoze në linjë me ligjet e vendeve të tyre dhe konventat ndërkombëtare, ndërkohë që ky mendon se se kush  do të qeverisë këtu. Atë e përcaktojnë shqiptarët me votën e lirë,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll