Art&Argëtim

'Priste më shumë çmime'/ Ekspertja e gjuhës së trupit analizon veprimet e Adele në 'Grammy', nga veshja te gjestikulacionet: Ajo u zhgënjye

Patti vuri në dukje gjithashtu historinë që tregoi Adele me veshjen e saj, të cilën ajo e quajti "shumë OTT".

7 Shkurt 2023, 21:10 Nga a.l
'Priste më shumë çmime'/ Ekspertja e gjuhës
Adele

SHBA- 'The Grammy' këtë vit ishte plot surpriza jo vetëm për publikun por edhe për vetë artistët. Një nga çmimet kryesore ai i 'albumit më të mirë të vitit' iu dha këngëtarit të njohur Harry Styles duke lënë pas shumë artistë të tjerë të cilët duket se ishin përgatitur për më shumë çmime. E paparashikuar ka qenë vlerësimi edhe për ikonën e muzikës Adele reagimet zhgënyese të së cilës kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Një eksperte e gjuhës së trupit është shprehur se ikona e pop-it u largua menjëherë nga Crypto Arena në LA pasi humbi nga Harry Styles duke pasur parasysh gjestet e saj dhe zgjedhjen e veshjes.

Ky ishte një moment kyç edhe për Adelën, pasi ajo kishte publikuar albumin e saj të parë pas gjashtë vitesh. Albumi, 30, u publikua në vitin 2019 dhe pasi ajo kishte njoftuar fundin e martesës së saj me Simon Konecki.

Por ndërsa mbrëmja përparoi dhe pavarësisht se kishte fituar një çmim për performancën më të mirë të solo pop për këngën e saj 'Easy on Me' gjërat u kthyen për keq për Adelën, shkruan The Sun. 

Gjatë fjalimit të pranimit të Harry Styles për albumin e vitit për Harry's House, Adele u kap në kamera duke u larguar përkohësisht. Teksa nëna e njërit ecte gjatë fjalimit të tij, këngëtarja Lizzo u pa duke qeshur me të.

Në një intervistë ekskluzive, ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood tha për The US Sun: “Adele mendoi se do të kishte një natë të madhe dhe do të fitonte disa çmime. Kjo shpresë u shfaq në zgjedhjen e veshjes së saj dhe mënyrën se si ajo mbajti fjalimin e saj të pranimit. Ajo synonte një fitore të madhe në Grammy me më shumë se një çmim.

Patti tha se fjalimi i pranimit të Adelës pas fitores së saj për Performancën më të Mirë Pop Solo ishte "i paplotë".

Përkundrazi, fjalimi i pranimit i Beyonce ishte i plotë dhe ajo tha gjithçka që donte të thoshte”.

Patti vuri në dukje gjithashtu historinë që tregoi Adele me veshjen e saj, të cilën ajo e quajti "shumë OTT".

Ishte një fustan i kuq i thellë i tipit të Disney-t. Fustani ishte një fustan kostum i fuqishëm që u zgjodh sepse ajo mendonte se do të fitonte shumë", tha Wood. 

 

adele

Sondazh

Poll