Art&Argëtim

FOTO/ Besa 'ngatërron' Efin me Elvanën? Urimi me dy postime: Gëzuar beba ime!

Bën dy postime, ndoshta për shkak të ngjashmërisë mes tyre.

7 Shkurt 2023, 20:02 Nga F.M
FOTO/ Besa 'ngatërron' Efin me Elvanën? Urimi me dy postime:
Elvana Gjata dhe Besa Kokëdhima

TIRANË- Këngëtarja Besa Kokëdhima ka uruar Elvana Gjatën për rastin e ditëlindjes së saj. Por, me një batutë. Fillimisht ajo ka postuar foton e Efi Dhedhes, e cila ka qenë pjesë e 'Përputhen' dhe e Big Brother VIP 2'. Mbi të ka shkruar një urim ditëlindjeje, por më pas ka postuar një tjetër foto.

Këtë herë të vetë Elvanës. 

"Shaka. Gëzuar beba ime!! E zgjuar, e talentuar, plot sharm, kreativitet, lezet, dashuri! Na u bëfsh 1000000 vjeç! Love u so so since ëe met more than 10 years ago (Të dua që nga koha që jemi njohur, 10 vite më parë)"- shkruan Besa në postim.

Siç duket ngjashmëria që është përmendur shumë dhe në rrjet mes Efit dhe Elvanës ka bërë që këngëtarja ta bënte këtë batutë. 

 

elvana gjata efi dhedhes besa kokedhima

Sondazh

Poll