Art&Argëtim

KOMENTET- Njerëzit kanë zbuluar sa VJEÇ është e dashura e re e Leo DiCaprios dhe janë SHOKUAR

Leonardo DiCaprio, i cili është parë me një sërë modelesh nën 25 vjeç vitet e fundit, u pa me 19-vjeçaren izraelite Eden Polani në një festë në Los Angeles fundjavën e kaluar.

7 Shkurt 2023, 17:16 Nga k.m.
KOMENTET- Njerëzit kanë zbuluar sa VJEÇ është e
Eden Polani dhe Leonardo DiCaprio

SHBA- Aktori fitues i çmimit Oscar Leonardo DiCaprio është kapur nga paparacët me modelin izraelit Eden Polani, duke nisur dyshimet se të dy janë në një lidhje. Leonardo DiCaprio, i cili është parë me një sërë modelesh nën 25 vjeç vitet e fundit, u pa me 19-vjeçaren izraelite Eden Polani në një festë në Los Angeles fundjavën e kaluar.

Polani ka nënshkruar me IT Models - një agjenci mode në butik në Tel Aviv e krijuar nga ish-menaxheri i jetës së natës Omri Yaari në 2016. Vitin e kaluar The Times of Israel raportoi se Yaari pretendoi se mënyra për të fituar publicitet për modelet në agjenci ishte përmes zbulimit të detajeve për jetën dhe marrëdhëniet e tyre personale për publikun.

KOMENTET- Njerëzit kanë zbuluar sa VJEÇ është e
Eden Polani dhe Leonardo DiCaprio

Polani krenohet me mbi 200,000 ndjekës në Instagram dhe përfaqësohet nga Kult Models në Gjermani, Next Management në Angli dhe Maddison në Francë. DiCaprio u fotografua për herë të parë me Polanin në festën e publikimit të Ebony Riley për EP-në e saj të re. Modelja izraelite ka lindur më 21 mars 2003. Nëse dyshja janë në lidhje, kjo do të thotë se ata do të kishin një diferencë moshe 29-vjeçare.

REAGIMET ME KOMENTE:

“E dashura e re e Leonardo DiCaprio-s nuk kishte lindur as kur u doli Titaniku”.

“E dashura e DiCaprios është aq e re, saqë ndoshta ka studiuar filmin Romeo and Zhuliet ku ai luajti teksa ajo ishte në shkollë.”

“E dashura e Leonardo DiCaprio është aq e re, përvoja e saj në shkollën e mesme u ndërpre nga COVID 19”.

"Ndoshta @LeoDiCaprio flet për klimën pasi dëshiron një të ardhme më të mirë për të dashurat e tij adoleshente".

Polani nuk do të ishte modelja e parë izraelite me të cilin DiCaprio ka dalë; aktori më parë kishte një lidhje me modelen Bar Refaeli , me të cilën thuhet se ishte në lidhje nga viti 2006 deri në vitin 2011. DiCaprio u pa për herë të fundit i lidhur romantikisht me modelen amerikano-palestineze Gigi Hadid, një kritike e zëshme e qeverisë izraelite.

eden polani leonardo dicaprio

Sondazh

Poll