Art&Argëtim

STUDIMI: Martesa dhe bashkëjetesa janë të mira për shëndetin, edhe nëse grindeni

Studimet e mëparshme kanë treguar se martesa dhe bashkëjetesa kanë përfitime të ndryshme shëndetësore, veçanërisht për të moshuarit.

7 Shkurt 2023, 13:39 Nga k.m.
STUDIMI: Martesa dhe bashkëjetesa janë të mira për
Foto ilustruese

Hulumtimet e reja kanë treguar se personat që janë të martuar ose që bashkëjetojnë me një partner kanë më shumë gjasa të mbajnë nivelet e sheqerit në gjak në nivele normale, pavarësisht se sa harmonike është bashkëjetesa në çift. Studimet e mëparshme kanë treguar se martesa dhe bashkëjetesa kanë përfitime të ndryshme shëndetësore, veçanërisht për të moshuarit. Gjithashtu se vetmia, izolimi social dhe në përgjithësi mungesa e mbështetjes sociale lidhen me rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 2.

Studiuesit nga Kanadaja dhe Luksemburgu, të udhëhequr nga Dr. Catherine Ford nga universitetet e Luksemburgut dhe Carleton në Otava, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën britanike "BMJ Open Diabetes Research & Care", analizuan të dhënat mbi një dekadë mbi 3335 persona të moshës 50-89 vjeç pa diagnozë të diabetit në fillim të studimit.

Në mënyrë periodike u matën nivelet e sheqerit në gjak të pjesëmarrësve, ndërsa u vlerësua edhe statusi i tyre familjar dhe faktorë të tjerë (të ardhurat, puna, duhanpirja, ushtrimet fizike, depresioni, pesha, rrjeti social etj.).

U zbulua se të qenit i martuar/bashkëjetuar zvogëlon gjasat për diabet, ndërsa ndarja/divorci ose humbja e partnerit për shkak të vdekjes rrit gjasat për prediabet ose diabeti. Cilësia e marrëdhënies nuk dukej se luante aq shumë rol, pra nuk ka asnjë ndikim edhe nëse me partnerin vetëm grindeni.

diabeti

Sondazh

Poll