Sport

Real Madrid ‘ultimatum’ Modricit: “Tërhiqu nga Kroacia, të rinovojmë kontratën!”...

Ancelotti dukej i sigurt se Luka do t'i thoshte "lamtumirë" kombëtares së Kroacisë pas Kupës së Botës, por vetë lojtari ka theksuar se do të jetë në finalet e Nations League në qershor.

7 Shkurt 2023, 19:45 Nga DOSJA

Real Madrid ‘ultimatum’ Modricit: “Tërhiqu nga Kroacia,

SPANJE - Real Madridi i ka “dërguar” një ultimatum Luka Modriçit, duke i komunikuar, sipas mediave kroate, se për të rinovuar do t’i duhet të mbyllë karrierën në kombëtaren kroate.

Me kontratën e 37-vjeçarit, Luka Modric me Real Madridin, që skadon verën e ardhshme, tashmë po flitet shumë rreth emrit dhe të ardhmes së tij. Sipas ‘Sportske Novosti’ të Kroacisë, Madridi do të dëshironte të vazhdonte partneritetin e tyre me ‘maestron’ e tyre prej kohësh të mesfushës, por me një kusht.

Kjo ka të bëjë me kombëtaren e tij, ku ‘los blancos’ e informojnë atë se për të vazhduar me një propozim rinovimi, fillimisht duhet të tërhiqet nga Kroacia .

Carlo Ancelotti dukej i sigurt se Luka do t'i thoshte "lamtumirë" kombëtares së Kroacisë pas Kupës së Botës, por vetë lojtari ka theksuar se padyshim që do të jetë në finalet e Nations League në qershor. Sigurisht, kjo nuk e shqetëson Realin, pasi ka të bëjë me fundin e sezonit. Pengesa më e madhe për madrilenët, sipas të njëjtit raport, ka të bëjë me kualifikueset për Euro 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll