Sport

Champions League, kushti për rinovim i Mbappe. Në rast eliminimi nga Bayern, ai do të kërkojë të largohet nga PSG...

Sulmuesi francez ka nënshkruar edhe një vit kontratë me Paris Saint-Germain

7 Shkurt 2023, 18:55 Nga DOSJA
Champions League, kushti për rinovim i Mbappe. Në rast eliminimi nga

FRANCE - Të martën e ardhshme, më 14 shtator, PSG do të përballet me Bayern Munich në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League. Një duel në të cilin Kylian Mbappe nuk do të jetë për shkak të dëmtimit. Për rikthimin, më 8 mars, ylli francez shpreson të rikuperohet.

Një angazhim jetik, jo vetëm për aspiratat e PSG-së në kompeticionin më të lartë europian, por, mesa duket edhe për të ardhmen e Mbappes. Sulmuesi francez do të ishte i gatshëm të kërkonte largimin e tij nga skuadra franceze, në rast të eliminimit nga Champions League nga klubi gjerman.

Një dështim i ri për Paris Saint-Germain në Champions League do të nënkuptonte shtytjen përfundimtare për Mbappé. Nëse po, Kylian do t'i kërkonte Al-Khelaiffit që ta linte të largohej nga klubi në merkaton e verës së ardhshme .

Mbappé është i vetëdijshëm, se PSG nuk do të jetë e gatshme të lërë yllin e saj të madh kombëtar të ‘arratiset’ në merkaton e verës. Do të jetë e vështirë për të që të largohet, pasi të ketë zbritur një vit nga kontrata e tij. Nëse nuk e merr, sulmuesi francez mund të nënshkruajë edhe një parakontratë me Real Madridin për vitin 2024, duke siguruar kështu që të dyja palët të mos përsërisin atë që ndodhi vitin e kaluar.

Situata e keqe e Mbappes brenda PSG-së është përfolur prej disa muajsh. Lojtari nuk është i lumtur në klub dhe, ndërsa drejtuesit e tij përpiqen ta bindin atë të rinovojë, duket gjithnjë e më e qartë se aspiratat e francezit nuk shkojnë më nga skuadra pariziane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll