Aktualitet

Policia rrethon malin e Tomorrit, përplasje të forta me pronarët e guroreve

17 Shtator 2019, 18:24 Nga DOSJA
Policia rrethon malin e Tomorrit, përplasje të forta me pronarët

BERAT- Policia ka vijaur dhe sot aksionin për mbrojtjen e malit të Tomorrtit, duke bllokuar çdo rrugë dhe duke mos lejuar asnjë nga pronarët e guroreve që të ngjiten atje për të vijuar punën. Nga ana tjetër pronarët e gurorece me vendimin e Gjykatës në dorë kërkojnë nisjën e punës, por prej ditësh nuk kanë mundur që të depërtojnë kordonin e Policisë.

Këtë të martë mes Policisë dhe pronarëve ka patur edhe debate të forta. Policia ka ndaluar kamionët në aksin Novaj-Tomorr. Situata e tensionuar ka degjeneruar në disa momente edhe në konflikte të ashpra mes policisë dhe firmave të gurit.

Rreth 130 forca policie janë të shpërndara në të gjithë malin, në 8 pika në akset: Dobrush-Mali i Dobrushës, Bogovë- Selan, Bogovë-Novaj, Pronovik -Novaj dhe Novaj-Rrasë e Novajt. Ky bllokim duket se do të vijojë deri sa qeveria të përfundojë gjithë procesin e konsultimeve dhe dëgjesave për vendimin e dytë që e shpall Malin e Tomorrit park kombëtar dhe ndalon përfundimisht shfrytëzimin e tij për nxjerrjen e gurëve dekorativë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet guroret ne malin e tomorrit mali i tomorit policia ne malin e tomorrit guroret ne malin e tomorrit mali i tomorit policia ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll