Aktualitet

Strasburgu përfundon shqyrtimin për Xhoxhajn e Nikëhasanin, pyet qeverinë shqiptare për Vettingun

17 Shtator 2019, 12:36 Nga DOSJA
Strasburgu përfundon shqyrtimin për Xhoxhajn e Nikëhasanin, pyet

STRASBURG– Gjykata e Strasburgut ka përfunduar shqyrtimin për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhajn dhe prokuroren Besa Nikëhasani. Pas përfundimit të hetimeve, Gjykata ka pyetur qeverinë shqiptare lidhur me procesin e Vettingut.

Disa nga pyetjet që Gjykata e Strasburgut i ka adresuar qeverisë shqiptare janë si më poshtë:

1) A i përmbush Kolegji i Posaçëm i Apelimit kriteret e parashtruara në ligj, për t`u konsideruar si ‘’gjykatë’’ sipas nenit 6 të Kushtetutës?

2) A ka pasur aplikuesi një proces të drejtë gjyqësor, në veçanti a ishte dhoma e Apelit e pavarur dhe e paanshme siç e kërkon ligji?

3) A ishin të qarta dhe të aksesueshme në të gjitha fazat, dispozitat ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të aplikuesit?

4) A ka pasur ndërhyrje lidhur me të drejtën e aplikueses për të respektuar jetën e saj  private, mbi bazë të nenit 8, pas shkarkimit si prokurore?

Në prill 2018 vettingu shkarkoi nga detyra gjyqtaren kushtetuese Altina Xhoxhaj e cila rezulton se teksa ky ligj ishte paditur në kushtetuese ajo votoi pro procesit të vettingut.

Xhoxhaj u shkarkua nga posti që mbante, pasi nuk arriti të kalojë vetingun, por ajo vendimin e KPK-së e apeloi, ndërsa kolegji vendosi për lënien e vendimit të mëparshëm të KPK-së në fuqi. Në Prill të vitit të kaluar është shkarkuar nga detyra edhe prokurorja e apelit të Shkodrës Besa Nikëhasani. Ky ka qenë vendimi i dhënë nga ana e KPK-së. Ndërkohë deri më tani në Strasburg janë ankimuar 15 vendime të Vettingut.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altina xhoxhaj besa nikhasani gjykata e strasburgut altina xhoxhaj besa nikhasani gjykata e strasburgut

Sondazh

Poll