Aktualitet

Qëndrimi i parregullt dhe refuzimi i azilit, riatdhesohen 31 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika

17 Shtator 2019, 15:16 Nga DOSJA
Qëndrimi i parregullt dhe refuzimi i azilit, riatdhesohen 31 shqiptarë

TIRANË- Ditën e sotme janë riatdhesuar 31 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në BE apo kishin kërkuar azil.

Në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca, Belgjika në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 104 shtetas shqiptarë.

Policia e Shtetit bën apel për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Njoftimi i Policisë së Shtetit: 

Rinas – Riatdhesohen 31 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë.

Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe belge. Gjatë fluturimit të përbashkët mes Francës e Belgjikës u kthyen 31 shtetas shqiptarë, që iu ishte refuzuar kërkesa për qëndrim, ndër ta 27 shtetas nga Franca dhe 4 nga Belgjika.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kerkesa per azil riatdhesohen 31 shqiptare rinas kerkesa per azil riatdhesohen 31 shqiptare rinas

Sondazh

Poll