Aktualitet

Donte të kafshonte italianin, shqiptarit i bie proteza në tokë, ja çfarë bëri pas përleshjes në lokal

17 Shtator 2019, 17:50 Nga DOSJA
Donte të kafshonte italianin, shqiptarit i bie proteza në tokë,

ITALI- Një zënkë në një bar vijoi me përleshje fizike në Itali. Ngjarja jo shumë e zakonshme ndodhi pas orës 8 të së hënës në Ansuino da Forlì, kur dy persona u përfshinë në një konflikt për arsye banale, derisa u përplasën fizikisht. Njëri ishte një 49 vjeçar italian dhe tjetri një 60 vjeçar shqiptar.

Mediet italiane raportojnë se pasi goditi 49 vjeçarin, shqiptari u përpoq ta kafshonte në gisht me një veprim të shpejtë, por kjo gjë që i kushtoi atij humbjen e protezave. Pas disa momentesh, 60 vjeçari merr protezën nga toka sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe e fut përsëri në gojë. Gjithçka ndodhi para mbërritjes së makinës së policisë, e cila identifikoi dy burrat, të cilat u përleshën me njëri-tjetrin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali proteza shqiptari konfliktohet me italianin zenka ne lokal itali proteza shqiptari konfliktohet me italianin zenka ne lokal

Sondazh

Poll